Aktualitet

Telefonatë “bombë” për djalin që mashtroi Tan Bramën dhe Enver Petrovcin: Më mori në zyrë më nxorri xhek dhe kokainë…

27 Dhjetor 2024, 21:20 Nga I.A

Telefonatë “bombë” për djalin që mashtroi Tan

TIRANË- Nuk kanë të ndalur denoncimet për Indrit Picallin, i angazhuar kryesisht në projekte artistike përmes organizatës së tij “Teatri Magjik“. Pas koreografit Dritan Brama dhe aktorit të njohur Enver Petrovci, është regjisori Ilir Harxhi i cili denoncon moslikujdimin e një pagese prej 1000 euro nga Indrit Picalli, pas rolit të tij si as.regjisor në shfaqjen “Adrianës“.

“Unë jam vetë artist, ndihem keq sepse këto lekë jepen për t’ju dhënë krijuesit, aktorit, regjisorit, autorit të tekstit, jo për t’i përvetësuar ai“, thotë regjisori Harxhi për emisionin “Piranjat“.

“Mua më vjen keq që shumë projekte artistike të cilat paguhen nga shteti, përfundojnë në duar jo të denja, përfundojnë në duar mashtruesish të cilët me këto veprime pengojnë zhvillimin e artit, pengojnë aktivitetet në vazhdimësinë e tyre. Me këta njerëz nuk duhet të bashkëpunohet”, shprehet artisti Bujar Kapexhiu.

Një tjetër person i cili ka denoncuar taktikat e mashtrimit të Indrit Picallit, është Redion Shehu, përgjegjës i sallave te Universsiteti i Arteve. Për shfaqjen “Pasaporta” Picalli bashkë me regjisorin nga Kosova, Pleurat Himaduma, kërkuan të merrnin me qira për tre ditë një nga sallat e Universitetit të Arteve, me kosto 750 mijë lekë të vjetra, por gjysma e pagesës u bë vetëm 5 muaj pas vënies së shfaqjes në skenë, dhe disa muaj më vonë pjesa tjetër. Praktikat e Picallit të njejta, justifikime dhe vonesa lidhur me kalimin e pagesave.

Për këtë individ, në redaksinë e Piranjave mbërriti edhe një telefonatë anonime, në të cilën pretendohet se Picalli, ka tentuar të ngacmojë një aktore të re, duke i ofruar në zyrë pije alkoolike dhe lëndë narkotike./Piranjat.al

indrit picallin

Sondazh

Poll