Politike

SPAK kërkon rikthimin e Berishës në "arrest shtëpie", gjykata cakton datën 3 janar për mbajtjen e seancës

Më 16 dhjetor, SPAK dorëzoi zyrtarisht kërkesën në Apelin e GJKKO, ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Posaçme për lirimin e Berishës.

27 Dhjetor 2024, 14:38 Nga r.ll
SPAK kërkon rikthimin e Berishës në "arrest
sali berisha

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 3 janar për zhvillim e seancës ku do të shqyrtohet ankimimi i SPAK për lirimin e kreut të PD-së, Sali Berishës nga arresti i shtëpisë. Më 16 dhjetor, SPAK dorëzoi zyrtarisht kërkesën në Apelin e GJKKO, ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Posaçme për lirimin e Berishës.

Gjyqtari Engert Pëllumbi është zgjedhur me short për të vendosur mbi ankimimin e Prokurorisë së Posaçme për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha. SPAK ankimoi në Apelin e GJKKO-së vendimin e shkallës së parë për të liruar nga arresti shtëpiak Berishën. Dy prokurorët që po hetojnë çështjen "Partizani" janë Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai, të cilët tashmë dosjen e kanë kaluar për gjykim në GJKKO. Seanca paraprake, nëse do të kalojë ose jo për gjykim do të mbahet më 6 Janar me gjyqtaren Flojera Davidhi.

SPAK e akuzon ish-kryeministrin Berisha se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Të pandehur në çështjen Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

 

sali berisha spak gjkko

Sondazh

Poll