27 Dhjetor 2024, 13:37
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje me qëndrimin e kryebashkiakut, Erion Veliajt për 5 orë në SPAK. Berisha u shpreh se ai u mbaj 5 orë dhe normalisht që secili qytetar, tha që ky ka të bëjë me kompaninë 5D.
Ai shtoi se kush është ai që mund të çojë dosjen me të dhëna TIMS, me regjistrime, me fatura hotelesh, udhëtimesh fabuloze, një avion fantazëm i 2004-2011-2014 me të cilin ka udhëtuar Veliajt. Sipas Berishës këto të dhëna nuk mund ti çojë asnjeri tjetër në Shqipëri, përveç Edi Ramës. Kreu i PD-së theksoi se Nesti është Edi Rama.
Fjala e Berishës:
Çështja tjetër. Ju e patë se u mbaj 5 orë dhe normalisht që secili qytetar, tha që ky ka të bëjë me kompaninë 5D. Me rastin e parë në histori që vidhet 100%, pas inceneratorit, fondet, modeli i vjedhjes 100%. Asnjë pyetje, asnjë fjalë Erion Veliajt. Që të gjitha këto pa përjashtim përgjegjësi direkte e tij. Hoteli 20 katësh vazhdon të ndërtohet, që punonjësja me të drejtë thoshte është i Lalë vjedhësit. Asnjë hetim. Jo, mos ti ngatërrojmë gjërat. Dosja ka shkuar në gjykatë pa Veliajn.
Po pse, sepse prore flasin, që në hotel është bashkëpronar dhe Olsi. Po e kam denoncuar këtu para jush këtu unë. Pra mbyllet hoteli me ata drejtorët që janë arrestuar dhe kaq, mbyllet vjedhja e tmerrshme.
Kanë shembur blloqe të tëra pallatesh për të vjedhur, për të ndërtuar pallate vetë ata me fonde të bashkisë. Asnjë gjë. Tani të vijmë të e treta. Pse u mbaj, pse u denatyrua ky, ka 5 orë. Dhe është sjellë në mënyrë harbutshme dhe pastaj e kanë zbutur se i kanë nxjerrë dokumentet e atij Nestit.
Dosja Nesti nuk ka asnjë lidhje me këto që ju thashë unë ju. Jo asnjë lidhje. Kush është ai që mund të çojë dosjen me të dhëna TIMS, me regjistrime, me fatura hotelesh, udhëtimesh fabuloze, një avion fantazëm i 2004-2011-2014 me të cilin ka udhëtuar Veliajt.
Këto nuk mund ti çojë asnjeri tjetër në Shqipëri, përveç Edi Ramës. Nesti është Edi Rama.
Unë e mora vesh se nëpër studio kanë aluduar se është Lubia. Nuk është, nuk dua ta mbroj kurrë atë njeri, se e kuptoni vetë se çfarë kam unë ndaj saj, por ama edhe që të shesin sapunin për djathë në tregun mediatik, nuk mund të ndodhë. Ju garantoj se nga të dhënat që kam unë nga ajo dosje, ajo mund të përpilohet jo nga 1, por nga disa institucione shtetërore së bashku dhe këtë fuqi e ka vetëm kryeministri dhe askush tjetër, asnjë njeri tjetër. Nuk ka asnjë lidhje me kushtetutë dhe ligj zv/kryeministrja e SHISH. Nuk ka asnjë lidhje me kushtetutë dhe ligj zv/kryeministrja me sekretet e Ministrisë së Brendshme.
berisha rama nesti agoni veliaj spak
Politike
27 Dhjetor 2024, 13:09
ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar rreth hetimit të SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa e konsideron degradim ...
Politike
27 Dhjetor 2024, 13:04
r.ll
foto e publikuar nga berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët ka publikua...
Politike
27 Dhjetor 2024, 12:45
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha Komentoi sot paraqitjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dje n&eum...
Politike
27 Dhjetor 2024, 12:41
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se qeveria e PD-së nuk do të njohë asnjë tender t&e...
Politike
27 Dhjetor 2024, 12:42
ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha e ka konsideruar mashtrim të paskrupullt deklaratën e zëdhënëses Koç...
Politike
27 Dhjetor 2024, 12:36
M.B
Belinda Balluku
TIRANA- Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspe...
Politike
27 Dhjetor 2024, 12:35
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Gjyqtari Engert Pëllumbi është zgjedhur me short për të vendosur mbi ankimimin e Prokurorisë s...
Politike
27 Dhjetor 2024, 12:33
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar uebisitin ku mund të votojë diaspora për zgjedhjet e 11 Majit. Berisha ka...
Politike
27 Dhjetor 2024, 12:17
M.B
Arlind Qori
TIRANA- Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se ka njer&eu...
Politike
27 Dhjetor 2024, 12:19
I.A
Erion veliaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nxjerr detaje në lidhje me hetimin që po bëhet ndaj kryebashkiakut të Tir...