Politike

Skema e përfitimit, si shkuan fondet e Bashkisë tek bashkëshortja e Veliajt

Agjencia e Industrisë Kreative në bashkinë e Tiranës ka bashkëpunuar për një projekt me shoqatën "Harabel" e cila është në pronësi të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxës. 

26 Dhjetor 2024, 11:12 Nga Dosja.al
Skema e përfitimit, si shkuan fondet e Bashkisë tek bashkëshortja
ajola xoxa, erion veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është siguruar që përveç tij në bashki të përfitojnë fonde edhe vetë familjarët e tij. Sipas informacioneve eksluzive për Dosja.al, bëhet me dije se Agjencia e Industrisë Kreative në bashkinë e Tiranës ka bashkëpunuar për një projekt me shoqatën "Harabel" e cila është në pronësi të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxës. 

Nuk dihet ende se mbi çfarë kriteresh është zgjedhur shoqata e Xoxës për bashkëpunimin me bashkinë, ndonëse të qenit gruaja e kryebashkiakut duket se i ka sjellë benefite dhe për biznesin e saj. Ky bashkëpunim është kryer totalisht në konflikt të hapur interesi dhe gjithashtu në shkelje të ligjit. 

Skema e përfitimit, si shkuan fondet e Bashkisë tek bashkëshortja

"Harabel Contemporary në bashkëpunim me Agjencinë e Industrisë Kreative, sjellë për publikun e Tiranës nga Atélier JR - projekti: 'Inside Out', në datat 28 dhe 29 Prill 2023. Për herë të parë, puna e jashtëzakonshme dhe novatore e artistit francez JR u shfaq në Tiranë, duke ftuar të gjithë qytetarët të jenë pjesëmarrës aktivë në procesin e tij artistik. JR është një artist me famë botërore, i njohur për përdorimin e tij inovativ të teknikës së kolazhit për të krijuar vepra arti mahnitëse dhe që provokojnë mendime që kanë mahnitur miliona qytetarë në mbarë botën. Projekti Inside Out është një platformë pjesëmarrëse që frymëzon individët dhe komunitetet të shprehen përmes portreteve bardh e zi të vendosura në hapësira publike. Ky aktivitet u zhvillua me ndihmën dhe bashkëpunimin e Universitetit të Arteve në Tiranë.", thuhet në njoftimin e projektit që "Harabel" ka bashkëpunuar me bashkinë.

erion veliaj bashkia e tiranes ajola xoxa shoqata harabel

Sondazh

Poll