Politike

Serbia ndaloi Sveçlën të shkonte në Luginën e Preshevës, Kosova ia kthen me të njëjtë monedhë, i refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

Ristiç kishte planifikuar të qëndronte në Kosovë nga 24 deri më 26 dhjetor, por kërkesa e tij u refuzua. 

25 Dhjetor 2024, 20:20 Nga r.ll
Serbia ndaloi Sveçlën të shkonte në Luginën e
ristic, svecla

PRISHTINË- Kosova ka refuzuar kërkesën për vizitë të ministrit serb për Informacion dhe Telekomunikacion, Dejan Ristiç.  Lajmin për refuzimin e ministrit serb ka konfirmuar për mediat në Kosovë, Qëndresa Fazliu nga Zyra për Komunikim në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD). Ristiç kishte planifikuar të qëndronte në Kosovë nga 24 deri më 26 dhjetor, por kërkesa e tij u refuzua. 

Në deklaratën e MPJD-së, thuhet se ky vendim është marrë pas veprimeve të përsëritura të Qeverisë së Serbisë për të refuzuar vizitat e zyrtarëve të lartë të Kosovës, veçanërisht në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“Ky qëndrim i Serbisë është ashpërsuar muajve të fundit dhe bie ndesh me Marrëveshjen e Brukselit për vizitat zyrtare,” deklaroi Fazliu.

Më herët sot, ministria e Jashtme njoftoi se Serbia i kishte refuzuar ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, kërkesën për një vizitë dyditore në jug të Serbisë, në komunat me shumicë shqiptare.

Sveçla kishte planifikuar të vizitonte Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin më 23 dhe 24 dhjetor për t’u takuar me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës. Por, Serbia e refuzoi kërkesën, duke përmendur si pretekst qëndrimet dhe veprimet e tij, të cilat sipas Beogradit janë kundër komunitetit serb dhe normalizimit të raporteve. MPJD e Kosovës i ka cilësuar këto veprime si përpjekje të Serbisë për të mbajtur tensionet në një nivel të lartë dhe për të shkaktuar konflikte.

serbi kosove xhelal sveçla dejan ristiç

Sondazh

Poll