Politike

Daljet e rralla publike, Linda Rama: Ka qenë zgjedhja ime, jam prezente në publik kur e kërkojnë rrethana të caktuara

Si bashkëshorte e kryeministrit të vendit Edi Rama, Linda Rama është krah tij në dalje të rëndësishme publike.

25 Dhjetor 2024, 22:39 Nga r.ll
Daljet e rralla publike, Linda Rama: Ka qenë zgjedhja ime, jam prezente
linda rama

TIRANË- Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit ka komentuar sonte daljet e rralla publike të saj. Në intervistën për "Opinion", Rama foli lidhur me jetën e saj profesionale, por dhe atë personale.

Si bashkëshorte e kryeministrit të vendit Edi Rama, Linda Rama është krah tij në dalje të rëndësishme publike. Megjithatë intervistat apo dhe daljet e tjera të saj janë shumë të rralla. Për këtë, Linda Rama shprehet se është një gjykim i saj, duke shtuar se çdo prononcim i saj publik është i arsyetuar.

Pjesë nga intervista: 

Blendi Fevziu: Dje dhe sot kam parë disa nga daljet tuaja publike për të parë stilin e intervistës, ritmikën etj, dhe vura re që ju keni shumë dalje të rralla në publik. Flas jo vetëm intervista, sepse unë u fokusova tek intervista, por edhe dalje të tjera. Pse kjo zgjedhje?

Linda Rama: Sepse kështu e kam gjykuar.

Blendi Fevziu: E keni gjykuar ju apo ka qenë imponim nga rrethanat.

Linda Rama: Jo, ka qenë zgjedhja ime dhe sigurisht që ka rrethana që kërkojnë prezencën time në publik dhe unë dal në publik, por e kam gjithmonë daljen në publik dhe shfaqjen në publik të arsyetuar.

linda rama

Sondazh

Poll