26 Dhjetor 2024, 07:50
Nga ZH.LL
stuhie debore
BOSNJE- Stuhitë e forta të borës vazhdojnë të bëjnë kërdi në rajonin e Ballkanit. Dhjetëra mijëra shtëpi humbën aksesin në energji elektrike, autostradat dhe shërbimet hekurudhore përjetojnë ndërprerje të mëdha.
Shumë vende, duke përfshirë Bosnjën, Kroacinë, Slloveninë, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut janë përballur me sfidat e sjella nga reshjet intensive të borës.
Bosnja veriperëndimore dhe ajo perëndimore u goditën më rëndë nga stuhia. Autoritetet thonë se më shumë se 200,000 shtëpi kanë mbetur pa energji atje. Shumë shtëpi humbën gjithashtu aksesin në shërbimet e ngrohjes dhe ujit.
Reshjet intensive të borës, të cilat janë ende në vazhdim, po pengojnë përpjekjet e ndihmës, duke bërë që shumë rrethe dhe rajone lokale të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.
Disa qytete, si Dvar dhe Bosanski Petrovac në Bosnje, u shkëputën plotësisht nga bota e jashtme. Lidhjet rrugore me qytetet e tjera janë mbuluar nga më shumë se 80 centimetra borë.
Bizneset lokale, shkollat dhe shumë objekte të tjera civile u detyruan të mbyllen. Makinat në disa rrugë kanë mbetur të bllokuara për më shumë se 12 orë ndërsa qeveritë rajonale përpiqen të pastrojnë rrugët dhe t'i përgjigjen krizës.
Çështje të ngjashme po sfidojnë Kroacinë. Trafiku është i vështirë për shkak të erërave të stuhishme në rrugët bregdetare dhe borës në Gorski Kotar, Lika dhe Slavoni. Autoritetet atje kanë vendosur ndalimin e lëvizjes së mjeteve të rënda.
Në rajonin qendror të Dalmacisë, reshjet e borës janë dobësuar që nga mëngjesi i së mërkurës. Kjo lejoi përkohësisht të rivendoseshin linjat e trageteve nga Spliti në ishujt që ishin ndërprerë. Ekspertët megjithatë paralajmërojnë se moti ka gjasa të përkeqësohet sërish me erëra më të forta që priten të rriten nga orët e para të së enjtes.
Në të gjithë Ballkanin, autoritetet lëshuan paralajmërime për udhëtime pasi reshjet e dendura të borës detyruan mbylljen e rrugëve kryesore. Zyrtarët gjithashtu këshilluan qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet kur është e mundur.
bosnje hercegovine ballkani debora
Bota
26 Dhjetor 2024, 07:45
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Nëse trupat elite të Koresë së Veriut prisnin një fushatë të lehtë kundër forcave ukr...
Bota
26 Dhjetor 2024, 07:40
ZH.LL
makina ne flake
GAZA- Pesë gazetarë janë vrarë në një sulm izraelit gjatë natës që goditi automjetin e tyre n&...
Bota
25 Dhjetor 2024, 22:45
E. D
foto ilustruese
FINLANDË- Kryeministri i Finlandës Petteri Orpo tha të mërkurën se autoritetet në vendin e tij po hetojnë...
Bota
25 Dhjetor 2024, 22:11
E. D
pamje nga vendngjarja
KAZAKISTAN- Pamjet e aeroplanit të Azerbajxhanit që u rrëzua dhe vrau 38 persona tregojnë vrima të dyshimta...
Bota
25 Dhjetor 2024, 21:38
E. D
Asma al-Assad
BRITANI E MADHE- Gazeta britanike “The Telegraph“ dhkruan se Asma al-Assad është e sëmurë rëndë m...
Bota
25 Dhjetor 2024, 21:05
E. D
gruaja
TJLANDË- Një grua britanike është arrestuar në ditën e Krishtlindjes pasi është futur fshehurazi së...
Bota
25 Dhjetor 2024, 20:49
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia sulmoi sistemin energjetik të Ukrainës dhe disa ...
Bota
25 Dhjetor 2024, 20:30
E. D
pamje nga vendngjarja
AZERBAJXHAN- Autoritetet kazake thanë se 38 persona humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Kaza...
Bota
25 Dhjetor 2024, 20:10
r.ll
protestat
SIRI- Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka raportuar protesta të paprecedenta nga pakica alavite në ...
Bota
25 Dhjetor 2024, 19:59
r.ll
hawai
HAWAI- Një trup i pajetë është gjetur në hapësirën mes rrotave të avionit të United Airl...