Bota

Rikthehen trazirat në Siri? Aktivistët e komunitetit nga vjen Bashar Al Assad zhvillojnë protesta në disa qytete siriane

Protestat nisën pas një videoje të shpërndarë në mediat sociale që tregonte një sulm në një vend adhurimi të grupit fetar.

25 Dhjetor 2024, 20:10 Nga r.ll
Rikthehen trazirat në Siri? Aktivistët e komunitetit nga vjen Bashar
protestat

SIRI- Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka raportuar protesta të paprecedenta nga pakica alavite në disa qytete në Siri. Raportohet se protestat nisën pas një videoje të shpërndarë në mediat sociale që tregonte një sulm në një vend adhurimi të grupit fetar.

Ata pretendojnë se regjimi islamik sirian dogji faltoren e shenjtë myslimane alavite dhe vrau rojet e tempullit. Pamjet nga videot që janë publikuar në rrjetet sociale janë shumë “të zymta” dhe tregojnë kufoma si dhe ushtarë që qëndrojnë mbi trupat e pajetë dhe bëjnë foto me celularët e tyre.  

Tre dëshmitarë i thanë AFP se protestat u zhvilluan në qytetet bregdetare të Tartous, Jableh dhe Lattakia në Sirinë perëndimore, të dominuara nga komuniteti alavit nga i cili vjen presidenti i rrëzuar Bashar al-Assad.

Observatori Sirian konfirmoi protesta të ngjashme në Banyas dhe Homs, qyteti kryesor në Sirinë qendrore, ku policia atje shpalli një shtetrrethim nga ora 21:00 deri në 6 të mëngjesit, sipas agjencisë siriane të lajmeve SANA.

siri aktivistet alavite bashar al assad

Sondazh

Poll

Bota 25 Dhjetor 2024, 20:03 E. D

Parada e Krishtlindjes në Hollivud

Aktori i njohur Jeremy Renner udhëhoqi paradën këtë vit SHBA- Për 92 vite, personazhe të njohur kanë marrë pjes&eum...