Bota

U futën fshhurazi në hotel në Tajlandë dhe tentuan të bënin seks, stafi lajmëron policinë pasi çifti shkakton incidente

Mediat e huaja shkruajnë se britanikja nën efektin e alkolit ka futur partnerin e saj në holl në orën 3 të mëngjesit.

25 Dhjetor 2024, 21:05 Nga E. D
U futën fshhurazi në hotel në Tajlandë dhe tentuan të
gruaja

TJLANDË- Një grua britanike është arrestuar në ditën e Krishtlindjes pasi është futur fshehurazi së bashku me partnerin e saj në hollin e hotelit në Tajlandë dhe kanë tentuar të bëjnë seks. Mediat e huaja shkruajnë se britanikja nën efektin e alkolit ka futur partnerin e saj në holl në orën 3 të mëngjesit. Stafi në hotelin Flipper Lodge ku nisi incidenti tha sot se gruaja dhe partneri i saj filluan të bënin seks në një divan dhe më pas u ulën në një tavolinë xhami duke e thyer. Ndërsa një punonjës i stafit shpjegoi se dy të huajt kishin hyrë në hotel pa u vënë re ndërsa stafi punonte dhe janë dukur si klientë. 

Por më vonë dyshja janë përfshinë në sjellje të papërshtatshme, duke tentuar të bënin seks dha duke shkaktuar incidente në hotel. Gjithashtu stafi i hotelit ka ndërhyrë që ti nxjerrte nga hoteli, por dyshja ka rezistuan duke detyruar stafin që të lajmërojë policinë. Edhe pse dëmtimi i pronës së hotelit nuk shihet si një çështje madhore, stafi deklaroi se do të ngrinte akuza për t'i kërkuar individët përgjegjësi për dëmet. Gruaja britanike në pamje shihet me një fustan të bardhë të shkurtër dhe me pranga në duar. 

Po ashtu autoritetet kanë thënë se "Gruaja britanike është ende në qeli këtë pasdite, por ajo është ende shumë e dehur. Ajo nuk është kthjelluar ende. Ajo ka bërë shumë zhurmë gjatë gjithë natës, por askush nuk mund ta kuptojë atë që thotë. Ajo është duke bërtitur dhe jokoherente. Ajo nuk ka asnjë dokument identifikimi, kështu që ne nuk e dimë emrin e saj. I thashë të flejë, kur të jetë esëll dhe të flasë më qartë, do të vijë një përkthyes dhe do të ndihmojë për situatën. Ne këshilluam stafin e hotelit që të bënte një kallëzim krimi me prova të sendit të dëmtuar dhe të prisnin që gruaja të kthjellohej përpara se të fillonin diskutimet për dëmshpërblimin”.

autoritetet tajlandeze

Sondazh

Poll

Bota 25 Dhjetor 2024, 20:03 E. D

Parada e Krishtlindjes në Hollivud

Aktori i njohur Jeremy Renner udhëhoqi paradën këtë vit SHBA- Për 92 vite, personazhe të njohur kanë marrë pjes&eum...