Bota

Gjendet një trup i pajetë në hapësirën mes rrotave të një avioni që u ul në Hawai

Kompania në deklaratën e saj për ngjarjen tha se është e paqartë se si dhe kur ky person ka hyrë në vendin ku u gjet, pasi sipas tyre, ajo pjesë ishte e aksesueshme vetëm nga pjesa e jashtme e avionit Boeing 787-10.

25 Dhjetor 2024, 19:59 Nga r.ll
Gjendet një trup i pajetë në hapësirën mes rrotave
hawai

HAWAI- Një trup i pajetë është gjetur në hapësirën mes rrotave të avionit të United Airlines pasi ai u ul në Hawaii në prag të Krishtlindjeve.

Fluturimi 202 u nis nga aeroporti O'Hare i Çikagos të martën në mëngjes dhe u ul në aeroportin Kahului të Maui-t pasdite.

Kompania në deklaratën e saj për ngjarjen tha se është e paqartë se si dhe kur ky person ka hyrë në vendin ku u gjet, pasi sipas tyre, ajo pjesë ishte e aksesueshme vetëm nga pjesa e jashtme e avionit Boeing 787-10.

Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur, ndërsa kompania e fluturimit dhe organet hetimore po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. 

hawai

Sondazh

Poll

Bota 25 Dhjetor 2024, 20:03 E. D

Parada e Krishtlindjes në Hollivud

Aktori i njohur Jeremy Renner udhëhoqi paradën këtë vit SHBA- Për 92 vite, personazhe të njohur kanë marrë pjes&eum...