25 Dhjetor 2024, 18:31
Nga E. D
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka folur për ngjarjet e protestës së 23 dhjetorit dhe për reprezaljet e policisë ndaj protestuesve. Vokshi e ftuar në edicionin e orës 15.00 në SYRI TV theksoi se dhuna ndaj protestuesve nuk është një fenomen i ri, por një strategji e përdorur sistematikisht nga autoritetet. Gjithashtu Vokshi tha se në çdo protestë, qoftë brenda ose jashtë Parlamentit, ka pasur pengesa dhe dhunë ndaj deputetëve të opozitës, veçanërisht ndaj grave deputete.
Më tej ajo përmendi dhe rastin e dhunës ndaj deputetes Ilda Dhori, e cila u tërhoq në mënyrë të dhunshme nga një punonjëse e policisë. Sipas saj kjo dhunë është e orkestruar nga qeveria, me urdhra të lartë dhe të qëllimshëm për të provokuar dhe shtypur protestuesit. Ajo shpjegoi gjithashtu mënyrën se si organizohen protestat dhe ndërhyrjet e policisë, duke akuzuar se ato janë të planifikuara dhe të udhëhoqura nga struktura të larta shtetërore. Po ashtu Vokshi theksoi se opozita nuk do të ndalet deri në arritjen e objektivave për një fushatë elektorale të barabartë dhe mundësi të drejta për çdo qytetar për të votuar.
"Nuk është hera e parë, është e përhershme në çdo protestë në formën e resistencës civile, në çdo protestë që kemi bërë brenda Parlamentit, por edhe jashtë Parlamentit. Dua t’ju kujtoj pamjet e Gardës, të cilët jo vetëm që pengonin fizikisht, por edhe dhunonin burrat dhe gratë deputetë të opozitës, duke mos i lejuar ata të hynin në sallën e seancave apo në ambientet e Parlamentit. Ndërkohë që në të gjitha protestat e fundit ka pasur dhunë të urdhëruar nga Edi Rama, nga Ministri i Brendshëm, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, dhe dhuna ka filluar në një moment të caktuar.
Nëse do t’i kthehemi pas mënyrës sesi organizohen protestat nga ana e opozitës dhe mënyrës sesi ndërhyn policia, qartazi ata veprojnë me një urdhër në të gjitha vendtubimet e opozitës. Lejohen qytetarët, lejohen drejtuesit e Partisë Demokratike që të nisin protestën. Pas refuzimit nga ana e policisë në mënyrë antiligjore, antikushtetuese, për të njoftuar nga ana e Partisë Demokratike për bllokimin e pikave të ndryshme të tubimit, ku është parashikuar të ndodhë protesta gjatë tre orëve. Protesta fillon në orën 5, lejohen protestuesit rreth 1 orë, 1 orë e gjysmë, dhe pastaj jepen urdhra që policia të ndërhyjë, policia të dhunojë, dhe kështu me radhë. Pra, është me regji qendrore.
Është me regji qendrore provokimi i protestuesve nga ana e policisë së shtetit. Është me regji qendrore futja e FNSH-së për të dhunuar protestuesit, por për të dhunuar edhe deputetët. Madje, edhe gratë deputete janë dhunuar ditën e djeshme. Kujtoj rastin e deputetes Ilda Dhori, e cila u tërhoq zvarrë në mënyrë të dhunshme dhe arrogante nga një grua police që për turpin e saj guxoi të vejë dorë mbi një deputete, duke e shtyrë atë dhunshëm, megjithëse deputetja ishte duke protestuar paqësisht me protestuesit e tjerë. Ka pasur provokime pafund nga ana e policisë dhe nga ana e shefave të komisariateve, të cilët në mënyrë arrogante, jo vetëm morën pjesë në provokimin e dhunës ndaj protestuesve, por guxuan edhe të shoqëronin nëpër komisariate drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike. Asgjë nuk na ndal, asgjë nuk do na ndalë deri në arritjen e qëllimit tonë për të siguruar votën, fushatë elektorale të barabartë për të gjitha forcat politike dhe mundësi për çdo qytetar për të votuar në mënyrë të lirë dhe të ligjshme," tha Vokshi.
albana vokshi
Politike
25 Dhjetor 2024, 17:06
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe e ka urdh...
Politike
25 Dhjetor 2024, 14:54
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën lidhur me tragjedinë ajrore që ndodhi sot në...
Politike
25 Dhjetor 2024, 13:54
ZH.LL
Xhelal Svecla
KOSOVË- Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se Serbia i ka refuzuar kërkesën ministrit Xhe...
Politike
25 Dhjetor 2024, 13:56
M.B
Plarent Ndreca
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialishte, më parë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, P...
Politike
25 Dhjetor 2024, 13:10
M.B
Fran Frrokaj
LEZHA- Ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është arratisur, veprim ky që vjen pas faktit ...
Politike
24 Dhjetor 2024, 22:49
r.ll
artan grubi
SHKUP- Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh për ish-zëvendëskrye...
Politike
24 Dhjetor 2024, 22:16
r.ll
osmani, petkovic
SERBI Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vlerëson se Lista Serbe është e angazhuar në akte terroriste, akte agre...
Politike
24 Dhjetor 2024, 21:45
r.ll
mustafa nano
ZVICËR- Ambasadori shqiptar në Zvicër, Mustafa Nano ka dhënë dorëheqjen nga posti i diplomatit. Lajmin e ka kon...
Politike
24 Dhjetor 2024, 21:01
E. D
KOSOVË- Lista Serbe ka reaguar menjëherë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha një konferencë për media ku foli...
Politike
24 Dhjetor 2024, 20:15
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar qëndrimin të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Q...