Politike

Tragjedia me rrëzimin e avionit në Kazakistan, Rama: Bashkohem me miqtë tanë të pikëlluar për të shprehur ngushëllimet

Rama shpreh ngushëllimet e tij për vendet vëllazërore të Shqipërisë, siç i quan ai, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin. Në mesazhin  e tij në platformën "X" Rama shton se urimet e tij të përzemërta janë që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre.

25 Dhjetor 2024, 14:54 Nga M.B
Tragjedia me rrëzimin e avionit në Kazakistan, Rama: Bashkohem me
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën lidhur me tragjedinë ajrore që ndodhi sot në Kazakistan, ku një avion i ‘Azerbaijan Airlines’ u rrëzua duke i marrë jetën dhjetëra personave. Rama shpreh ngushëllimet e tij për vendet vëllazërore të Shqipërisë, siç i quan ai, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin. Në mesazhin  e tij në platformën "X" Rama shton se urimet e tij të përzemërta janë që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre.

POSTIMI:

Në emër të Shqipërisë, bashkohem me miqtë tanë të pikëlluar për të shprehur ngushëllimet e mia për vendet tona vëllazërore, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin, dhe urimet e mia të përzemërta që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre.

 

Sipas informacioneve fillestare nga ‘Azerbaijan Airlines’, avioni Embraer 190 u përplas me një tufë zogjsh. Gjithashtu sipas autoriteteve lokale, në bord ndodheshin gjithsej 67 persona, 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit ndërkohë 28 persona i mbijetuan aksidentit.

edi rama

Sondazh

Poll