Bota

Pas sulmeve të forcave ruse në ditën e Krishtlindjes, gjysmë milioni njerëz kanë mbetur pa ngrohje në rajonin e Kharkivit

Sulmi shkaktoi gjithashtu probleme të gjera me furnizimin me ujë dhe ngrohje në të gjithë rajonin.

25 Dhjetor 2024, 14:58 Nga ZH.LL
Pas sulmeve të forcave ruse në ditën e Krishtlindjes, gjysmë
Ukraine

UKRAINË- Gjysmë milioni banorë në rajonin e Kharkiv të Ukrainës mbetën pa ngrohje pas sulmit masiv të Rusisë në mëngjesin e Krishtlindjeve, duke ndërprerë shërbimet në 2677 ndërtesa.

Sulmi shkaktoi gjithashtu probleme të gjera me furnizimin me ujë dhe ngrohje në të gjithë rajonin.

“Aktualisht, 500,000 banorë në Kharkiv dhe pjesë të rajonit janë pa energji elektrike. Qyteti po përballet gjithashtu me probleme me ngrohjen dhe furnizimin me ujë, duke lënë rreth 520,000 njerëz pa këto shërbime. Ngrohja nuk është e disponueshme në 2677 ndërtesa”, shkroi Oleh Syniehubov, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkiv.

Syniehubov shtoi se në orën 9:30 të mëngjesit të sotëm, një grua 53-vjeçare ka mbetur e vrarë në fshatin Novosynove, si pasojë e të shtënave me mortaja ruse.

Më herët, u raportua se të paktën gjashtë persona u plagosën në Kharkiv pas sulmit masiv të Rusisë në mëngjesin e Krishtlindjeve.

Më vonë, ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha dënoi sulmin e fundit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës, duke theksuar se ai pasqyron refuzimin e Rusisë për të marrë në konsideratë propozimet e armëpushimit.

 

 

 

ukraine rusi

Sondazh

Poll