Bota

Kolera në Sudanin e Jugut, mbi 70 perona humbin jetën

Sipas të dhënave vendase, 3,700 banorë janë infektuar. Numri i vdekjeve mund të jetë dukshëm më i lartë, pasi 73 rastet fatale u regjistruan vetëm në spitale.

25 Dhjetor 2024, 10:02 Nga M.B
Kolera në Sudanin e Jugut, mbi 70 perona humbin jetën
Foto ilustruese

SUDAN- Më shumë se 70 persona kanë humbur jetën nga kolera javën e kaluar në veri të Sudanit Jugor. Sipas të dhënave vendase, 3,700 banorë janë infektuar. Numri i vdekjeve mund të jetë dukshëm më i lartë, pasi 73 rastet fatale u regjistruan vetëm në spitale.

Sipas informacioneve, epiqendra të epidemisë ishin kampet e refugjatëve në Unity State. Sipas OKB-së, aty nuk ka kushte elementare sanitare për jetën e njerëzve.

Punëtorët humanitar “Mjekët pa Kufij” që veprojnë në veri të Sudanit Jugor raportojnë se rajoni është gjetur në një katastrofë humanitare të shoqëruar nga një epidemi kolere.

sudan

Sondazh

Poll