Bota

VIDEO/ "U përplas me një tufë zogjsh!" Rënia e avionit në Kazakistan, ja pamjet nga momenti i tragjedisë

Avioni Embraer E190AR operohej nga linja ajrore azere ‘Azerbaijan Airlines’. Ai po fluturonte nga Baku për në Grozni në rajonin e Çeçenisë të Rusisë, por u desh të devijonte për shkak të mjegullës.

25 Dhjetor 2024, 14:23 Nga M.B
VIDEO/ "U përplas me një tufë zogjsh!" Rënia e
Foto nga vendi i ngjarjes

KAZAKISTAN- Një aeroplan me 67 persona në bord u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan. Avioni Embraer E190AR operohej nga linja ajrore azere ‘Azerbaijan Airlines’. Ai po fluturonte nga Baku për në Grozni në rajonin e Çeçenisë të Rusisë, por u desh të devijonte për shkak të mjegullës.

Sipas informacioneve fillestare nga ‘Azerbaijan Airlines’, avioni Embraer 190 u përplas me një tufë zogjsh. Gjithashtu sipas autoriteteve lokale, në bord ndodheshin gjithsej 67 persona, 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit ndërkohë 28 persona i mbijetuan aksidentit. Videoja e mëposhtme tregon momentet e fundit të fluturimit të avionit dhe çastin tragjik të rënies.

 

kazakistan

Sondazh

Poll