Bota

"Krishtlindje dhe në hapësirë!" NASA publikon imazhet e rralla, një grup yjesh "formojnë" pemën e festave

Në imazhet e poblikuara nga NASA duke ajo që u konsiderua në rrjet si një 'Pemë Krishtlindjesh' e shfaqur në Rrugën e Qumështit, rreth 2500 vite dritë larg nga Toka.

25 Dhjetor 2024, 12:48 Nga M.B
"Krishtlindje dhe në hapësirë!" NASA publikon imazhet e
Foto nga hapësira

SHBA- NASA ka publikuar disa pamje nga hapësira, teksa ndodhemi në atmosferë festash. Në imazhet e poblikuara nga NASA duke ajo që u konsiderua në rrjet si një 'Pemë Krishtlindjesh' e shfaqur në Rrugën e Qumështit, rreth 2500 vite dritë larg nga Toka.

Imazhi i pemës është krijuar nga një grup yjesh të rinj midis 1 milion dhe 5 milion vjeç. Këta yje shihen në foto si drita blu dhe të bardha. Ata janë të rrethuara nga gaz në ngjyrë jeshile.

Në imazhin e parë, të dhënat optike në ngjyrë të gjelbër dhe vjollcë u kapën nga astrofotografi Michael Clow nga teleskopi i tij në Arizona në nëntor 2024. Në imazhin e dytë të grupit, të lëshuar në 2023, të dhënat optike në të gjelbër u vëzhguan nga Teleskopi 0.9 metra i Fondacionit Kombëtar të Shkencës WIYN në Kitt Peak në Arizona.

nasa

Sondazh

Poll