Aktualitet

Krishtlindjet në Korçë, mbahet meshë festive në Katedralen "Ngjallja e Krishtit"

Mesha e Shenjtë e Krishtlindjeve u drejtua nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, i cili përcolli mesazhe për harmoni, dashuri dhe tolerancë midis njerëzve. 

25 Dhjetor 2024, 11:12 Nga ZH.LL
Krishtlindjet në Korçë, mbahet meshë festive në
Korce

KORÇË- Korça është përfshirë nga atmosfera magjike e Krishtlindjeve, teksa qindra besimtarë kanë kryer ritualet fetare në Katedralen "Ngjallja e Krishtit". 

Mesha e Shenjtë e Krishtlindjeve u drejtua nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, i cili përcolli mesazhe për harmoni, dashuri dhe tolerancë midis njerëzve. 

Pas meshës, shumë qytetarë janë kthyer në shtëpitë e tyre për të vazhduar festimet familjare.

Mësohet se përveç qytetarëve të Korçës, turistë të shumtë morën pjesë në festimet e organizuara në qytet. Gjatë orëve të fundit u vë re një fluks i lartë turistësh në Korçë. Mbrëmjen e Krishtlindjeve, qyteti ofroi një program artistik të veçantë, ndërsa restorantet dhe hotelet u kujdesën të sjellin një atmosferë të ngrohtë dhe festive përmes muzikës live dhe mikpritjes së tyre.

Ndërkohë, në doganën e Kapshticës është vënë re një rritje e madhe e hyrjeve, me 7,498 persona që kanë kaluar në atdhe për të kaluar Krishtlindjet me familjen.

korce krishtlindje

Sondazh

Poll