Aktualitet

Krishtlindja kremtohet edhe në Shkodër, qindra besimtarë morën pjesë në meshën e vigjiljes

Në fjalën e Arqipeshkvi Masafra përcolli mesazhin e paqes në vend dhe në botë.

25 Dhjetor 2024, 10:35 Nga ZH.LL
Krishtlindja kremtohet edhe në Shkodër, qindra besimtarë
Shkoder

SHKODËR- Katedralja e Shkodrës mbajti mbrëmjen e djeshme meshën e vigjiljes së Krishtlindjes ku morën pjesë qindra besimtarë. Mesha e Shenjtë u udhëhoq nga Arqipeshkvi Angelo Massafra, i cili këtë vit celebron Krishtlindjen e fundit në detyrën e tij si udhëheqës i komunitetit katolik në kete dioqezë. 

Në fjalën e Arqipeshkvi Masafra përcolli mesazhin e paqes në vend dhe në botë. Në mesazhin e tij para besimtarëve, ai i ftoi të ndjekin shembullin e dashurisë dhe solidaritetit të Krishtit.

Më tej imzot Massafra u ndal te sfidat dhe problemet sociale që përballon vendi ynë, duke u bërë thirrje besimtarëve për më shumë angazhim në ndihmë të atyre që janë në nevojë.

shkoder mesha e shenjte krishtlindje

Sondazh

Poll