Aktualitet

Mbrëmja e Vigjiljes së Krishtlindjes, besimtarët në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, marrin pjesë për meshë

 Ipeshkvi i Lezhës përcolli një mesazh të fuqishëm për solidaritet dhe humanizëm.

25 Dhjetor 2024, 10:11 Nga M.B
Mbrëmja e Vigjiljes së Krishtlindjes, besimtarët në
Foto nga mesha

LEZHA- Mbrëmjen e Vigjiljes së Krishtlindjes, besimtarë të shumtë u drejtuan drejt Katedrales së Shën Nikollës në Lezhë për të marrë pjesë në Meshën e Shenjtë. Ipeshkvi i Lezhës përcolli një mesazh të fuqishëm për solidaritet dhe humanizëm. Ai bëri thirrje për t’u qëndruar pranë të varfërve, për t’i ndihmuar ata dhe për t’u dhënë shpresë në momentet më të vështira.

Në mesazhin e tij, Ipeshkvi u ndal edhe te roli i politikanëve shqiptarë, duke i ftuar ata të jenë më pranë qytetarëve dhe të angazhohen në përmirësimin e jetës së të varfërve.

“Krishtlindja është një thirrje për reflektim dhe veprim, për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më humane,” u shpreh ai.

lezha

Sondazh

Poll