Aktualitet

Krishtlindja kremtohet edhe në Durrës, besimtarë të shumtë marrin pjesë në meshë, luten për paqe dhe mirësi

Besimtarë të shumtë janë mbledhur mbrëmjen e djeshme në meshën e shenjtë të vigjiljes

25 Dhjetor 2024, 10:58 Nga ZH.LL
Krishtlindja kremtohet edhe në Durrës, besimtarë të
Durres

DURRËS- Besimtarët e krishterë kanë kremtuar Krishtlindjen në Durrës. Ata u janë drejtuar objekteve të kultit për të marrë pjesë në shërbesat fetare të organizuara për Krishtlindje.

Besimtarë të shumtë janë mbledhur mbrëmjen e djeshme në meshën e shenjtë të vigjiljes. Besimtarët bënë lujtjet për të qenë sa më pranë Zotit të tyre në këtë datë të shënuar në kalendarin e besimit katolik. 

Ndërkohë, besimtarët ortodoksë morën pjesë sot në meshën e shenjtë të kremtimit të Krishtlindjes në Kishën Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”. Besimtarët e pranishëm u lutën për më shumë paqe dhe mirësi, teksa kanë uruar edhe njëri-tjetrin

 

krishtlindje durres

Sondazh

Poll