Sport

Bryan Zaragoza i zhgënjyer: "Te Bayern më premtuan shumë gjëra që nuk ndodhën"

Lojtari spanjol analizon kohën e tij në Gjermani dhe thekson se rikthimi i tij te Osasuna e ka lejuar atë të rikuperojë nivelin e tij më të mirë.

24 Dhjetor 2024, 17:28 Nga DOSJA

Bryan Zaragoza i zhgënjyer: "Te Bayern më premtuan shumë

SPANJE - Pas periudhës së hidhur te Bayern Munich, Bryan Zaragoza është rikthyer në futbollin spanjol, konkretisht në Osasuna, ku është ngritur në këmbë dhe që prej ardhjes së tij është kthyer në një nga argumentet më të mëdhenj të skuadrës së Vicente Morenos.

Lojtari nga Malaga ka dhënë një intervistë për 'Diario de Navarra' në të cilën ka bërë një rishikim të kohës së tij me skuadrën gjermane, të cilës i përket ende, që kur ka ardhur në Osasuna si huazim në verë.

"Më premtuan shumë gjëra që nuk ndodhën. M'u desh shumë për t'u përshtatur. Ishte një vend tjetër, një gjuhë tjetër, një ushqim tjetër, një ligë tjetër. Nuk do të përshtatesha brenda një muaji. Më mori pak kohë vendimi për të lëvizur, por më bëri mirë”, ka komentuar anësori i kuq.

Kalimi i Bryan Zaragoza te Bayern erdhi, pasi ai u bë sensacioni i madh i La Ligës me Granadën, të cilët u detyruan ta linin të largohej në janar në këmbim të rreth 17 milionë eurove. Në Bavari, spanjoli u rrëzua në ostracizëm, duke luajtur vetëm 178 minuta në shtatë ndeshje, duke shijuar një fillim të vetëm nën drejtimin e Thomas Tuchel. 

"Thuhej se ishte një nënshkrim që nuk ia kishte vlejtur, se nuk flisja gjuhën e tyre... Mora shumë kritika. Shtypi më vrau, sepse gjoja nuk dija të flisja anglisht apo gjermanisht", ka rrëfyer ai.

Në moshën 23-vjeçare, Bryan Zaragoza ka gjetur edhe një herë kontekstin e duhur për të treguar nivelin e tij. Këtë sezon ai ka luajtur më shumë se një mijë minuta, me një gol dhe pesë asistime në meritë e tij. Madje ai i është rikthyer thirrjeve për kombëtaren spanjole të Luis de la Fuente.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll