Sport

Mbappe lë pas Ronaldon, pavarësisht kritikave të madrilenëve!

Mbape ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje të La Ligës. Në anën tjetër dy herë ka tundur rrjetën në Champions, një herë në finalen e Superkupës së Europës dhe një herë tjetër në finalen e Kupës Interkontinentale.

24 Dhjetor 2024, 17:11 Nga DOSJA
Mbappe lë pas Ronaldon, pavarësisht kritikave të

SPANJE - Kylian Mbape ishte ndër të kritikuarit te Reali pas fillimit të dobët. Sulmuesi francez u afrua me bujë duke u larguar nga PSG. Një lëvizje kjo që pritej prej muajsh.

Shifrat tregojnë se Mbape e ka marrë veten te Reali. Kështu e ka mbyllur vitin në kuotën e 14 golave. Francezi ka kaluar Ronaldon, që në vitin e parë me madrilenët numëronte 13 gola.

Mbape ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje të La Ligës. Në anën tjetër dy herë ka tundur rrjetën në Champions, një herë në finalen e Superkupës së Europës dhe një herë tjetër në finalen e Kupës Interkontinentale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll