Aktualitet

Aksident në Durrës/ Makina përplas për vdekje një person me biçikletë, shoferi largohet nga vendngjarja

Autori i aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e shoferit.

24 Dhjetor 2024, 17:52 Nga E. D
Aksident në Durrës/ Makina përplas për vdekje një
foto ilustruese

DURRËS- Një aksident me vdekje ka ndodhur mbasditen e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Mësohet se një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë, i cili është përplasur në asfalt dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Autori i aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e shoferit.

aksident ne durres

Sondazh

Poll