Aktualitet

Detaje nga plagosja e shqiptarit në Greqi/ Katër autorët e sulmuan disa herë 50-vjeçarin dhe u larguan me makinë e motor

Policia greke fillimisht është njoftuar për të shtëna me armë, por pas mbërritjes në vendngjarje ka gjetur të plagosur shqiptar, i cili ishte qëlluar disa herë me thikë.

24 Dhjetor 2024, 16:56 Nga E. D
Detaje nga plagosja e shqiptarit në Greqi/ Katër autorët e
pamje nga vendngjarja

GREQI-Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 50-vjeçarit shiptar në Greqi. Fillimisht policia greke është njoftuar për të shtëna me armë, por pas mbërritjes në vendngjarje ka gjetur të plagosur shqiptar, i cili ishte qëlluar disa herë me thikë.

Siç raportohet ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Voreadhon” dhe “Mouson”, ku katër persona kanë zbritur nga një automjet dhe një motorr dhe kanë sulmuar 50-vjecarin, duke e qëlluar disa herë me thikë në bark.

Më pas ata kanë hypur në mjetet e tyre dhe janë larguar, ndërkohë që i plagosuri pasi ka ecur disa metra, është rrëzuar në tokë. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit ndërkohë që policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes.

policia greke

Sondazh

Poll