Aktualitet

E rëndë në Greqi, plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar

Mësohet se i plagosuri është goditur në bark dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

24 Dhjetor 2024, 15:23 Nga E. D
E rëndë në Greqi, plagoset me thikë 50-vjeçari
foto ilustruese

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Varkizas në Greqi, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 50-vjeçar shqiptar. Mësohet se i plagosuri është goditur në bark dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Siç raportohet ngjarja ka ndodhur jashtë një kafeneje. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes.

policia greke

Sondazh

Poll