Aktualitet

Protesta e opozitës në "Zog të Zi"/ Bllokohet qarkullimi, shoferët konfrontohen me protestuesit

Bllokimi i rrugës ka sjellë që shoferët të acarohen dhe të konfrontohen me protestuesit.

23 Dhjetor 2024, 17:15 Nga N.F
Protesta e opozitës në "Zog të Zi"/ Bllokohet
Protesta

TIRANË- Në nisje të protestës së opozitës janë bllokuar 6 akse rrugore në Tiranë. Mes rrugëve të bllokuara është edhe "Zogu i Zi". Bllokimi i rrugës ka sjellë që shoferët të acarohen dhe të konfrontohen me protestuesit.

Ata u kanë kërkuar që të hapin rrugën ndërsa protestuesit kanë thirrur në kor “Rama ik, Rama ik”. Për protestën, policia ka angazhuar në terren rreth 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen. Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator.

protesta e opozites 23 dhjetor 2024

Sondazh

Poll