Aktualitet

Protesta e opozitës në 5 pika kyçe të kryeqytetit, mbi 1400 forca policore do të jenë në terren

Skenari i opozitës pritet të jetë sërish bllokimi i rrugëve të Tiranës për rreth 3 orë.

23 Dhjetor 2024, 16:34 Nga r.ll
Protesta e opozitës në 5 pika kyçe të kryeqytetit, mbi
protesta e opozites

TIRANË- Opozita zhvillon sot protestën e radhës, e cila do të shtrihet në 5 pika kyçe të kryeqytetit.  Protesta e sotme do të shënojë dhe herën e parë, pas gati një viti të pjesëmarrjes së kreut të PD-së, Sali Berisha, mes mbështetësve në tubime.

Skenari i opozitës pritet të jetë sërish bllokimi i rrugëve të Tiranës për rreth 3 orë. Konkretisht parashikohet të bllokohen kryqëzime si Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga Pallati me Shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

Ndërkohë lidhur me protestën, policia ka angazhuar në terren rreth 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen. Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator.

protesta e opozites 23 dhjetor 2024

Sondazh

Poll