Aktualitet

Gjykata Kushtetuese merr vendimin: Mandati i Holta Zaçajt përfundon më 10 mars 2025

Në mbledhjen e anëtarëve të Kushtetueses nuk ka qenë prezente Holta Zaçaj, e cila ka deklaruar më herët se mandati i saj përfundon më 31 dhjetor.

23 Dhjetor 2024, 15:40 Nga r.ll
Gjykata Kushtetuese merr vendimin: Mandati i Holta Zaçajt përfundon
holta zacaj

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur që mandati i Holta Zaçajt përfundon më 10 mars 2025. Në mbledhjen e anëtarëve të Kushtetueses nuk ka qenë prezente Holta Zaçaj, e cila ka deklaruar më herët se mandati i saj përfundon më 31 dhjetor. Me këtë vendim, anëtarët e Kushtetueses janë dakordësuar me datën kur Gjykata e Lartë kishte shpallur vakancën, pra 10 marsin e 2025. 

Gjykata e Lartë, këmbënguli se mandati i Zaçajt përfundonte në pranverë të vitit 2025 dhe njoftoi shpalljen e vakancës dhe çeljen e garës për këtë post më 11 dhjetor. Nga ana e saj, Zaçaj po ashtu i kërkoi Komisionit të Venecias mendim mbi mënyrën e llogaritjes së kohëzgjatjes së afateve të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Zaçaj këmbëngul se qëndrimi i saj dhe kërkesa për interpretim nga Venecia kërkon të sigurojë pacënueshmërinë e mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

mandati i holta zaçajt gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll