Aktualitet

Kontrolluan autobusin e një agjencie udhëtimi, policia gjen të fshehura nën sedilje mbi 31 mijë euro, procedohen 2 shoferët në Vlorë

Policia bën më dije se procedimi i dy personave ka ardhur pasi në autobusin e një një agjencie udhëtimi u gjetën mbi 31 mijë euro të padeklaruara. Të proceduarit janë dy shoferët e autobusit.

23 Dhjetor 2024, 16:23 Nga N.F
Kontrolluan autobusin e një agjencie udhëtimi, policia gjen të
Paratë e sekuestruara

VLORË- Dy persona janë proceduar penalisht në Vlorë. Policia bën më dije se procedimi i dy personave ka ardhur pasi në autobusin e një një agjencie udhëtimi u gjetën mbi 31 mijë euro të padeklaruara. Të proceduarit janë dy shoferët e autobusit.

Policia bën me dije se paratë e padeklaruara u gjetën të fshuhura në pjesën fundore të një sediljeje. Ato ishin o të mbështjella me letër celofani dhe të ndara në 4 pako. Shuma prej 31 805 eurou sekuestruar ndërsa 2 drejtuesit e autobusit, 46-vjeçair me inicialet B. K. dhe 29-vjeçari me inicialet S. V. u proceduan penalisht.

Njoftimi i plotë;

Vlorë/Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave. Sekuestrohen 31 805 euro të padeklaruara. Procedohen penalisht 2 shtetas, drejtues të automjetit ku u gjetën 4 pakot me euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontroll në autobusin e një agjencie udhëtimi. Në pjesën fundore të një sediljeje, u gjetën dhe u sekuestruan 31 805 euro, të ndara në 4 pako të mbështjella me letër celofani.


Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për 2 drejtuesit e autobusit, shtetasit B. K., 46 vjeç dhe S. V., 29 vjeç, të dy banues në Vlorë. Automjeti dhe shuma e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

procedohen penalisht dy shofere ne vlore para te padeklaruara

Sondazh

Poll