Politike

Giro D’Italia/ Rama: U zgjodhëm me meritë, do e kërkojmë dhe në 2026

Gjatë fjalës për mediat, Rama theksoi se është i lumtur që në këtë garë ne kemi mundur vende të tjera shumë të mëdhenj dhe të pasura.

23 Dhjetor 2024, 13:16 Nga I.A
Giro D’Italia/ Rama: U zgjodhëm me meritë, do e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është zgjedhur për të zhvilluar garën 'Giro D’Italia' mes shumë vendeve që konkurrojnë. Gjatë fjalës për mediat, Rama theksoi se është i lumtur që në këtë garë ne kemi mundur vende të tjera shumë të mëdhenj dhe të pasura. Ndërkohë që theksoi se këtë garë do ta kërkojnë dhe në vitin 2026. 

“Në këtë moment mjaft të rëndësishëm të botës së sportit, më duhet të them që është vërtet me kënaqësi të madh, jam i kënaqur të them, që kemi marrë konfirmimin që Shqipëria është zgjedhur për nisjen e madhe 2025. E di që zgjedhjet janë shumë, duhet të vëmë gishtin, ka shumë vende që konkurrojnë, ka 15 vjet që është vendosur, jam i lumtur që kemi mundur shumë të tjerët që janë më të mëdhenj dhe më të pasur. Ka një konkurrencë të pabesueshme. Kam thënë gjithmonë që Shqipëria është një Itali e vogël. Tani jemi një Itali në anën tjetër të vendit, mirëpret një ngjarje të madhe sportive. Do kërkojmë të bëjmë dhe nisjen e 2026. Kjo është pak, por e sigurt”, tha Rama.

edi rama giro d’italia

Sondazh

Poll