Politike

Kërkesa e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit, Badhi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve: Është çështje konkrete

Bardhi shtoi se Kuvendi ka të drejtë të hetojë edhe se çfarë po ndodh me portin e ri. 

23 Dhjetor 2024, 12:39 Nga M.B
Kërkesa e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për Portin e
Gazment Bardhi

TIRANA- Konferenca e Kryetarëve po zhvillon sot mbledhjen e radhës ku po diskutohet në lidhje me kërkesën e Partisë Demokratike për të ngritur një komision hetimor për projektin e Portit të Durrësit. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se kjo është një çështje e interesit publik dhe është e detyrueshme transparenca. Bardhi shtoi se Kuvendi ka të drejtë të hetojë edhe se çfarë po ndodh me portin e ri. 

“Kërkesa për komision hetimor është çështje konkrete. Një afere korruptive qindra milion euro. Faljen e tokës publike bashkë me portin tek një firme private dhe ndërtimi i një porti te ri. Objekti i hetimit është konkret dhe puna e kuvendit është pikërisht kjo. Është çështje e interesit publik dhe ne e kemi detyre te bëjmë transparence. Aty mund të jenë para të pista që po investohen dhe kuvendi ka te drejte te hetoje, sic ka te drejte te kontrolloje prishjen e te gjitha marrëdhënieve kontraktuale te meparshme. Kuvendi ka të drejtë të hetojë edhe se çfarë po ndodh me portin e ri.

Na u tha që do jetë me fature zero nga buxheti i shtetit sot na thuhet do të kushtojë 1 miliard.. nuk ka asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se në qoftë se çështja është ne Strasburg nuk mund te kete hetim parlamentar. E kunderta është thënë. Gjithashtu i dashur koleg ti lexon gjera qe si kupton se keshtu ti kanë dhënë. Nuk ka asnje opinion te Venecias për këtë çështje siç ti pretendon. Në çdo vendim thuhet se Kuvendi ka rol kontrollues dhe duhet të bëjë kujdes që të mos ketë mbivendosje kompetencash”, tha Bardhi.

konferenca e kryetareve

Sondazh

Poll