23 Dhjetor 2024, 11:19
Nga I.A
TikTok
TIRANË- Pedagogu Ervin Goci ka bërë një përmbledhje të disa gjërave që cënohen nga mbyllja e TikTok nga ana e qeverisë. Me anë të një postimi në Facebook, Goci thekson se platofma në radhë të parë është një shërbim kolektiv dhe komunitar dhe jo personal. Goci më tej thekson se shumë njerëz e përdorin platformën si të vetmin burim ekonomik. Ndërkohë që Goci ka ngritur dhe problemin se gjithçka që po bëhet është për të shkatërruar fushatat zgjedhore të kundërshtarëve politik.
Postimi i Plotë:
10 implikime se si mbyllja e Tik Tok cenon ne koke lirine e shprehjes:
1. Platforma nuk eshte nje sherbim personal por kolektiv e komunitar, ne kete rast po cenohen te gjithe pa u identifikuar nje shkeles, duke e mbyllur keputen dhe lidhje sociale qe jane krijuar.
2. Platforma sherben si percjelles idesh, mendimesh opinionesh, pra ka vlere te larte simbolike
3. Perdoruesit kane kontribute prej vitesh ne kete platforme, atyre do t'u mohohet aksesi tek kontributi i tyre krijues dhe intelektual qe kane shprehur prej kohesh.
4. Hapesira e platformes eshte e strukturuar me logjiken e profileve te individeve te veçante, duke e mbyllur u cenohet identiteti dhe personalja e qindra-mijera perdoruesve
5. Ka plot individe qe nuk kane asnje kanal tjeter te angazhimit publik, kolektiv komunitar, mbyllja e platformes do te thote izolim.
6. Shume njerez kane produkte user generated ne llogarite e tyre, ato permbajtje do te zhduken nga syte e audiencave te mundshme
7. Shume njerez e perdorin platformen si te vetmin burim ekonomik, atyre u mohohet e drejta per te shprehur talentin e tyre fitimprures. Mos te harrojme se shume prej llogarive nuk jane as individe por jane biznese, prezenca abstrakte qe promovojne aktivitetin e tyre. Kete ne fakt e ben dhe Shqiperia me duke promovuar imazhin e saj.
8. Aksesi ne internet, nese platforma eshte dritarja e vetme ku nje perdorues ka kanalizuar te gjithe kontaktet, mbyllja do te thote mohim i aksesit ne internet, jo thjesht mbyllje te nje kanali.
9. Multifunksionaliteti i platformes si infrastukture ku kryhen pafund funksione dhe merren sherbime, mbyllja mund disfunksionalizoje jeten e shume perdoruesve.
10. E fundit, dhe shume e rendesishme: keto hapesira per nga permasat dhe dinamikat jane sfera publike te mirefillta, dhe mbyllja e tyre shprish nje dimension social dhe politik.
Eshte e qarte qe gjithçka po behet per te shkaterruar fushatat zgjedhore te kundershtareve politik qe kane gjetur atje nje dritare te munguar.
Per mua nderhyrjet duhen te forta, por kerkojne maturi.
P.s. meqe ra fjala une nuk e kam nje llogari ne platforme deri tani, po kjo nuk me pengon te shoh se ku cenohet liria e shprehjes..
ervin goci
Aktualitet
23 Dhjetor 2024, 11:06
ZH.LL
Selim Cekaj
TIRANË- SPAK i ka kërkuar për herë të dytë GJKKO-së pushimin e çështjes penale ndaj Selim &Ccedi...
Aktualitet
23 Dhjetor 2024, 10:53
ZH.LL
gjykata e tiranes
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar "arrest me burg" 34-vjeçarin Darin Gezdarin, ndërsa ka dhënë "arrest...
Aktualitet
23 Dhjetor 2024, 10:46
ZH.LL
fier
FIER- Reshjet e dendura të shiut me erë të fortë kanë përfshirë edhe qytetin e Fierit. Aktualisht reshjet po bien m...
Aktualitet
23 Dhjetor 2024, 10:47
M.B
Egla Ceno dhe Altin Basha
TIRANA- Aktorja Egla Ceno ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në "Instagram" n&eu...
Aktualitet
23 Dhjetor 2024, 10:38
M.B
Foto ilustruese
PESHKOPI- Një aksident është regjistruar sot në rrugën Maqellarë-Peshkopi. Mësohet ...
Aktualitet
23 Dhjetor 2024, 10:28
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me protestën e thirrur nga opozita pasditen e sotme teksa ka paralajmëruar ...
Aktualitet
23 Dhjetor 2024, 10:01
ZH.LL
mot me debore
SHKODËR- Qarku i Shkodrës është përfshirë gjatë natës nga reshjet e dëborës me instensitet ...
Aktualitet
23 Dhjetor 2024, 10:01
M.B
Valter Xhelillari
KORÇA- 38-vjeçari Valter Xhelillari ka rënë në prangat e policisë së Kor&c...
Aktualitet
23 Dhjetor 2024, 09:52
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
POGRADEC- Një magazinë në fshatin Buçimas në Pogradec është përfshirë nga flak&eum...
Aktualitet
23 Dhjetor 2024, 09:49
ZH.LL
armet
PRISHTINË- Një sasi e madhe armësh të ftohta u kapën në Prishtinë nga njësitë policore të krye...