Sport

José Mourinho siguron miqtë për operacionin: "Një procedurë e vogël dhe e shpejtë"

Trajneri thotë se do të jetë në ditën e parë të stërvitjes së Fenerbahçes, pas mini-pushimeve

23 Dhjetor 2024, 09:00 Nga DOSJA

José Mourinho siguron miqtë për operacionin: "Një

TURQI - José Mourinho ka lënë një mesazh në rrjetet sociale këtë të dielë, për të qetësuar miqtë dhe tifozët e shqetësuar, pasi u raportua se trajneri i Fenerbahçes do t'i nënshtrohet një operacioni këto ditë.

Portugezi thotë se është "një procedurë e vogël dhe e shpejtë", në fshikëzën e tëmthit, siç raportoi dje Record dhe se për këtë arsye ai pret të rikthehet në stërvitje me ekipin turk kur të përfundojë pushimi i Krishtlindjeve.

“Ju uroj të gjithëve gëzuar festat e fundvitit. Qoftë kjo periudhë plot dashuri dhe lumturi për të gjithë ju dhe familjet tuaja. Për ata që ishin të shqetësuar, mund t'ju konfirmoj se lajmi për operacionin tim ishte shumë i ekzagjeruar, është i vogël dhe procedurë e shpejtë.

Do të kthehem në stërvitje ditën e pare pas pushimeve, si gjithmonë nuk kam humbur asnjë seancë në 25 vjet dhe nuk kam ndërmend ta bëj këtë tani”,- siguroi trajneri portugez.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll