Sport

Nuk ka shpëtim për Manchester United, e turpëron Bournemouth! - VIDEO

Ecuria me portugezin ndoshta është edhe më e dobët se e paraardhësit e tij Ten Hag.

22 Dhjetor 2024, 18:01 Nga DOSJA
Nuk ka shpëtim për Manchester United, e turpëron Bournemouth! -

ANGLI - Manchester United turpërohet në “Old Trafford” nga Bournemouthi. Në ndeshjen që duhej t’i jepte vazhdimësi suksesit të jashtëzakonshëm në derbi me City-n një javë më parë, “Djajtë e Kuq” u mposhtën thellë 0-3 nga një ekip që po befason më rezultate e arritura në këtë pjesë të parë të sezonit, ku është katapultuar në vendin e pestë. Man. United u shfaq si një skuadër ‘e asfiksuar’, pas ide dhe rrezikshmëri në sulm, dhe me probleme të mëdha të prapavijë.

Huijsen realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 29-të, i shërbyer nga Christie. Në pjesën e dytë në minutën e 61-të realizoi golin e dytë me penallti Kluivert, ndërsa golin e rezultatit përfundimtar 0-3 e shënoi Semenya.

“Djajtë e Kuq” patën me gjithë shtesën më shumë se gjysmë ore loje për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por pa rezultat. Përfundimisht 0-3, me Amorim në një situatë të vështirë, pasi u mor nga Sportingu për të kthyer ekipin te rezultatet, ndërkohë që ecuria me portugezin ndoshta është edhe më e dobët se e paraardhësit e tij Ten Hag. Dy ndeshje të tjera, Everton – Chelsea dhe Fulham - Southampton u mbyllën me rrjeta të paprekura, ndërsa Leicetser – Wolves përfundoi 0-3.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll