Sport

VIDEO / Chelsea nuk shfrytëzon mundësinë, ngec me 0-0 me Evertonin!

Chelsea, të cilit i mungon momentalisht aftësia për të kaluar Liverpool-in.

22 Dhjetor 2024, 18:11 Nga DOSJA
VIDEO / Chelsea nuk shfrytëzon mundësinë, ngec me 0-0 me

ANGLI - Chelsea nuk mundi të shkojë më tepër se barazimi 0-0 në transfertë ndaj Evertonit në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit anglez. Pjesa e parë u dominua tërësisht nga ‘Blutë e Londrës’ të cilët patën disa raste të mira shënimi, por nuk ia dolën ta gjejnë rrjetën. Nicolas Jackson në minutën e 26-të bëri një super gjuajtje e cila u ndal në mënyrë fantastike nga Jordan Pickford.

Ishte sërish Jackson ai i cili në minutën e 33-të pati një rast për gol kësaj radhe duke goditur me kokë shtyllën e djathtë të Pickford. Rasti i vetëm në këtë takim për Evertonin erdhi në minutën e 50-të përmes Jack Harrison, por gjuajtja e tij u ndal me lehtësi nga Robert Sanchez.

Deri në vëfrshëllimën e fundit të gjyqtarit, Enzo Maresca u mundua që me zëvendësime ta ndryshojë rrjedhën e ndeshjes, por nuk ia doli. Kështu pas një serie të gjatë fitoresh, klubi londinez u ndal me barazim dhe tashmë pas javës së 19-të numëron 35 pikë në tabelë dhe vazhdon të mbetet në vendin e dytë.

<iframe width='640' height='400' src='https://hofoo22.fooroomtyv.com/embed/gwggK7GPzOzvb' style='border:none;' allowfullscreen></iframe>

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll