Sport

Nuk ka fitues në “Niko Dovana” Teuta dhe Bylis ndajnë nga një pikë!

Një rezultat që ndoshta kënaq më shumë Bylisin, pasi mori pikë ndaj një kundërshtari që me renditjen aktuale konsiderohet rival për mbijetesën.

22 Dhjetor 2024, 22:31 Nga DOSJA

Nuk ka fitues në “Niko Dovana” Teuta dhe Bylis ndajnë nga

DURRES - Ndeshja e fundit e Kategorisë Superiore për vititn 2024 u luajt në “Niko Dovana” të Durrësit mes Teutës dhe Bylisit, që ndanë pikëm me një barazim 0-0.

Një rezultat që ndoshta kënaq më shumë Bylisin, pasi mori pikë ndaj një kundërshtari që me renditjen aktuale konsiderohet rival për mbijetesën.

Pikërisht me këtë takim uli tiparin java e 19-të e kampionatit elitar shqiptar. Dinamo City e mbylli vitin në vendin e parë me 34 pikë, pasi arriti një fitore të madhe në “Elbasan Arena” 2-1 ndaj Egnatias.

Partizani u rikthye te fitorja në “Arenën e Demave”. Të kuqtë mundën Vllazninë 2-0 dhe renditen të dytët me 33 pikë. Një fitore shumë të rëndësishme arriti edhe Laçi, pasi mundi Tiranën në shtëpi 3-1. AF Elbasani triumfoi në transfertë ndaj Skënderbeut me rezultatin 2-0.

Nuk ka fitues në “Niko Dovana” Teuta dhe Bylis ndajnë nga

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll