Aktualitet

Vdekja e 68-vjeçarit në Vlorë, reagon policia: Ka pësuar arrest kardiak! Ekspertiza mjekoligjore do të përcaktojë shkaqet e dëmtimit në fytyrë

Durmishi është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Policia bën me dije se dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. 

22 Dhjetor 2024, 21:42 Nga N.F
Vdekja e 68-vjeçarit në Vlorë, reagon policia: Ka pësuar
Pamje nga vendi i ngjarjes

VLORË- Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me vdekjen e 68-vjeçarit, Bashkim Durmishit. Në reagim policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”. 

Durmishi është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Policia bën me dije se dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç.

Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

vdekja e 68-vjeçarit në vlorë bashkim durmishi

Sondazh

Poll