Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Konispol/ U dhunuan me shkopinj, dëmtohen disa prej tyre, nën hetim 6 persona

Sherri dyshohet se ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. Policia në njoftim thekson se të rinjtë  janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur dhe shkopinj.

22 Dhjetor 2024, 18:05 Nga N.F
Sherr mes të rinjve në Konispol/ U dhunuan me shkopinj, dëmtohen
Foto ilustruese

KONISPOL- Një sherr është regjistruar mbrëmjen e djeshmë në Konispol. Në lidhje me ngjarje policua bën me dije se ka proceduar penalisht 6 persona. Të rinjtë janë të moshës 16 deri në 22 vjeç. 

Sherri dyshohet se ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. Policia në njoftim thekson se të rinjtë  janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur dhe shkopinj. Për pasojë ata kanë pësuar dhe dëmtime fizike.

“Stacioni i Policisë Konispol ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për shtetasit, 22 vjeç,  19 vjeç,  18 vjeç, , 18 vjeç, , 18 vjeç, dhe një 16-vjeçar, banues të gjashtë në Konispol, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohen se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Konispol, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur dhe shkopinj, ku si pasojë kanë pësuar dhe dëmtime fizike”, thuhet në njoftimin e policisë.

sherr ne konispol policia

Sondazh

Poll