Aktualitet

Investigimi për Altin Bashën/ "Mbretërit e një vendi të ndyrë e të poshtër", regjizori Çipi: Bëjnë mirë të gjejnë një vend tjetër, që i meriton!

Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion.

22 Dhjetor 2024, 17:32 Nga N.F
Investigimi për Altin Bashën/ "Mbretërit e një vendi
Regjizori Çipi

TIRANË- Regjizori, Kastriot Çipi ka reaguar së fundmi përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" në lidhje me skandalin e publikuar në emisionin investigativ "Piranjat" për drejtorin e Teatrit Kombëtar, Altin Basha. Në këtë reagim Çipi ka ndarë një video nga emisioni ku duket Basha dhe bashkëshortja e tij, Iliriana. Regjizori shkruan se ata janë mbretërit e një vendi të ndryrë e të poshtër. Çipi më tej shkruan se ata bëjnë mirë të gjejnë një vend tjetër, që i meriton. 

"Mbretërit e një vendi të ndryrë e të poshtër. Bëjnë mirë të gjejnë një vend tjetër, që i meriton," shkuan ai.


Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Ndërkaq në një përballje me "Piranjat" Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen "Vojçek".

kastriot Çipi altin basha

Sondazh

Poll