Aktualitet

I zhdukur prej 23 ditësh/ Gjendet nga çobanët trupi i pajetë i 56-vjeçarit në Krujë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak

Trupi i pajetë i Veselit është gjetur nga çobanët në vendin e quajtur Bruz Shkallë në afërsi të fushave të mejdanit.

22 Dhjetor 2024, 16:36 Nga N.F
I zhdukur prej 23 ditësh/ Gjendet nga çobanët trupi i
Edmond Veseli

TIRANË- 56-vjeçari, Edmond Veseli banor i lagjes nr.2 të qytetit të Krujës është gjetur i pajetë pas 23 ditësh i zhdukur. 56-vjeçari ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij që prej 30 nëntorit. Familjarët kërkuan edhe ndihmën edhe të qytetarëve për të gjetur të afërmin e tyre.

Trupi i pajetë i Veselit është gjetur nga çobanët në vendin e quajtur Bruz Shkallë në afërsi të fushave të mejdanit. Nga të dhënat e para dyshohet se Veseli ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, por do jete ekspertiza ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Edmond Veseli ishte parë për herë të fundit më 30 nëntor rreth orës 14:30, në afërsi të gjimnazit të Krujës. Edmond njihej ndryshe “Edi i Derexhikut” nuk është parë më nga kjo datë. Familjarët e tij kanë bërë denoncim në Policinë e Krujës 24 orë pas humbjes së tij.

Pak ditë më pas ishte vëllai i tij, Altini, ka bërë apel për ndihmë, duke kërkuar nga kushdo që mund të kishte informacion apo e ka parë Edmondin, të ndihmojë në lokalizimin dhe gjetjen e tij. Sipas familjes, Edmondi nuk ka pasur probleme me shëndetin mendor dhe nuk ka pasur konflikte me askënd. Telefoni i tij ka qenë e fikur që nga 30 nëntori. Në ditën e fundit kur është parë ai ishte i veshur me një xhup ngjyrë blu dhe pantallona ngjyrë bezhë.

edmond veseli

Sondazh

Poll