Aktualitet

VIDEO/ Zhurma e shpërthimit tronditi zonën, dalin pamjet e pallatit në Tiranë ku u vu tritoli

Efektivët kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë zbuluar se shpërthimi kishte dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit.

22 Dhjetor 2024, 13:37 Nga r.ll
VIDEO/ Zhurma e shpërthimit tronditi zonën, dalin pamjet e pallatit
pallati

TIRANË- Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një apartament në katin e 9-të në rrugën “Sadik Petrela” në kryeqytet. Sipas dëshmitarëve, zhurma e shpërthimit ka qenë shumë e fuqishme. 

Ndërkohë siç shihet në videon e mbërritur në redaksinë e Dosja.al në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia.

 

Efektivët kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë zbuluar se shpërthimi kishte dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit. Banesa ishte në pronësi të shtetases me iniciale E.A. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

 

shperthim me tritol ne tirane

Sondazh

Poll