Politike

Shpërndarja e titujve të pronësisë për shtëpitë e trashëguara, Rama: Siç u mbyll ky proces, do të mbyllet edhe procesi i AMTP-ve

Ai tha se ato persona që nuk i janë përgjigjur thirrjes duhet të vijnë dhe të vazhdojnë me procesin, në mënyrë që të marrin dokumentet.

22 Dhjetor 2024, 11:50 Nga r.ll
Shpërndarja e titujve të pronësisë për
pamje nga shperndarja

HIMARË- Kryeministri Edi Rama ishte sot në Himarë, ku ka shpërndarë titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ashtu siç u mbyll ky proces, do të mbyllet edhe procesi i AMTP-ve. Më tej, ai tha se ato persona që nuk i janë përgjigjur thirrjes duhet të vijnë dhe të vazhdojnë me procesin, në mënyrë që të marrin dokumentet.

“Duke vazhduar me dhënien e këtyre dokumenteve të shumëpritura të shtëpisë me lejoni që t’ju garantoj se ashtu siç bëmë realitet përmbylljen e këtij procesi, ashtu do bëjmë realitet edhe mbylljen e procesit të AMTP. Ky proces për ne konsiderohet i përmbyllur nga pikëpamje e qëndrimit mbi kokë edhe jashtë orarit zyrtar. Por një sërë individësh që nuk janë paraqitur, janë kërkuar nga bashkia, por nuk janë gjetur, shpresoj se në rast se na dëgjojnë të bëhen të gjallë kudo ku janë në botë dhe me gatishmëri do të marrin edhe ata dokumentin. Ajo që është e sigurt është që të gjithë banorët që janë këtu në Himarë apo janë përfshirë në këtë proces sot marrin përfundimin e procesit dhe askush nuk është pa hipotekë në shtëpi“, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë njoftoi se po diskutohen projekte të reja për përmirësimin e jetës së banorëve të Himarës.

“Jemi duke diskutuar për një projekt madhor për një parkim të madh nëntokësor pranë fushës së sportit, që do të akomodojë një numër të madh automjetesh,” tha ai.

edi rama himare

Sondazh

Poll