Aktualitet

Mandarina me pesticide/ Ekspertët: Do të kemi një bojkotim të vetë produktit, tregjet europiane janë shumë të ndjeshme ndaj këtyre temave

Përdorimi pa kriter i kimikateve tashmë është një sjellje e përsëritur nga fermerët dhe përgjegjësi e Ministrisë së Bujqësisë është që të heq nga qarkullimi helmet e rrezikshme që tregtohen nga kontrabandistët.

21 Dhjetor 2024, 12:56 Nga M.B

 

Mandarina me pesticide/ Ekspertët: Do të kemi një bojkotim
Foto ilustruese

TIRANA- Mandarinat me pesticide ulin vlerën edhe të atyre produkteve bujqësore që janë rritur brenda rregullave të BE dhe përdorimi i këtyre helmeve do të ketë një fature të rëndë ekonomike për bujqësinë tonë, pasi konsumatori dhe tregtarët do të qëndrojnë larg prodhimit të tokës shqiptare. Përdorimi pa kriter i kimikateve tashmë është një sjellje e përsëritur nga fermerët dhe përgjegjësi e Ministrisë së Bujqësisë është që të heq nga qarkullimi helmet e rrezikshme që tregtohen nga kontrabandistët.

“Unë nuk besoj se në afatin e gjatë ne do të kemi një ulje të çmimit të produkteve, por një bojkotim të vetë produktit. Tregjet europiane sot janë shumë të ndjeshme ndaj këtyre temave. Një situatë e përsëritur krijon një dyshim afatgjatë për produktin I cili vë në pikëpyetje tregjet ndërkombëtare, por tëtë gjithë markës Made in Albania dhe në këto kushte rrënojmë në mënyrë të qëndrueshme reputacionin tonë. 

Është detyra e institucioneve të cilat janë përgjegjëse për t’u bashkërenduar dhe bashkëshoqëruar fermerët në procesin e prodhimit , për t’i mundësuar këtyre të fundit që të kenë një qasje sa më koherente me legjislacionin që është në fuqi”, shprehet për Top Channel Fatmir Guri, ekspert ekonomie.

mandarinat me pesticide

Sondazh

Poll