Aktualitet

Kundërshtuan me armë policinë në Lazarat në vitin 2015/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen për 5 të dënuarit

Arbjon Aliko, Gurgaz Skënderi, Alfred Proko, Enrik Skënderin dhe Beqo Brahimajn u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 52 vite burg nga 57 që kërkoi Prokuroria vendim që u la në fuqi edhe nga gjykata e Apelit.

21 Dhjetor 2024, 10:38 Nga M.B
Kundërshtuan me armë policinë në Lazarat në vitin 2015/
Policia

TIRANA- Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim në Gjykatën e Posaçme çëshjen e dosjes së Lazaratit të vitit 2015. Lidhur me këtë çështje janë 5 të pandehur të akuzuar si pjesë e grupit të zjarrit në Lazarat, të cilët kundërshtuan me armë punonjësit e policisë në operacionin e parë në vitin 2015.

Gjykata e Lartë pasi e ka marrë në shqyrtim këtë çështje ka vendosur ta rikthejë për rigjykim, po këtë herë në Gjykatën e Posaçme. Më parë Gjykata e Krimeve të Rënda kishte dhënë këto dënime për të akuzuarit: Arbjon Aliko 13 vite burg, Gurgaz Skënderi 11 vite burg, Enrik Skënderi 10 vite burg, Alfred Proko 10 vite burg dhe për Beqo Brahimi 8 vite burg.

OPERACIONI I POLICISË, QERSHOR 2015:

Në orët e para të mëngjesit të datës 24 qershor 2015, forcat e policisë nisën një operacion në zonën e Lazaratit, pasi kishin informacione se disa të rinj po përgatiteshin për veprime kriminale. Gjatë kontrolleve, pranë qendrës së fshatit, forcat speciale të Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xhulio Malo, i cili po drejtonte një mjet, ku gjendeshin armë të ndryshme dhe lëndë narkotike kokainë.

Pas arrestimit, forcat speciale kanë njoftuar kolegët e tyre, të cilët gjendeshin në një furgon, për të realizuar shoqërimin e Malos. Në momentin që furgoni po afrohej, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, nga një largësi rreth 200 metra. Nga goditjet me armë ka mbetur i vdekur efektivi i policisë, Ibrahim Basha, si edhe janë plagosur efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj. Në vijim të operacionit policor dhe, më tej, nga hetimet e drejtuara nga Prokuroria për Krime të Rënda, u arrit të identifikoheshin dhe të arrestoheshin 11 pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal.

 

lazarat 2014

Sondazh

Poll