Aktualitet

FOTO/ Merr flakë në ecje, shkrumbohet makina në Vlorë

Flakët kanë përfshirë automjetin totalisht, ndërsa dyshohet se shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarrin.

21 Dhjetor 2024, 10:48 Nga E. D
FOTO/ Merr flakë në ecje, shkrumbohet makina në Vlorë
pamje nga vendngjarja

VLORË- Një makinë është përfshirë nga flakët ndërsa ishte në lëvizje në bypassin e Vlorës, pranë fshatit Kaninë. Siç shihet edhe në pamje flakët kanë përfshirë automjetin totalisht, ndërsa dyshohet se shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarrin.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë një automjet zjarrfikës për të shuar flakët. Si pasojë e rrjedhjes së gazit, makina ka shpërthyer në flakë, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

digjet makina ne vlore

Sondazh

Poll