Aktualitet

67-vjeçari preu dorën në makineri dhe humbi jetën, arrestohet pronari i fabrikës së prodhimit të vajit të ullirit në Petrelë

Viktima dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi 55-vjeçarit dhe si pasojë ka humbur jetën.

21 Dhjetor 2024, 11:59 Nga M.B
67-vjeçari preu dorën në makineri dhe humbi jetën,
Foto ilustruese


TIRANA- Pronari i një fabrike të prodhimit të vajit të ullirit në fshatin Barbas në Petrelë është arrestuar pasi një 67-vjeçar humbi jetën pasi dëmtoi dorën në makineri. Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 dhjetor në fabrikë.

Viktima dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi 55-vjeçarit dhe si pasojë ka humbur jetën.

“Komisariati i Policise Nr.1, arrestoi në flagrancë: Xh.H, 55 vjeç, pasi në fshatin Barbas, Petrelë, tek një kapanon për prodhimin e vajit të ullirit,në pronësinë e tij, është dëmtuar shtetasi M.P, 67 vjeç, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.

tirana

Sondazh

Poll