Sport

Tronditet futbolli në Angli, vritet portieri 28-vjeçar, arrestohet autori, një tjetër futbollist!

Sipas raporteve nga gazetat britanike, Hitchcock, i martuar dhe baba i një fëmije, u sulmua të dielën në stacionin hekurudhor Barton-upon-Humber. 28-vjeçari ndërroi jetë në spital të mërkurën nga plagët në kokë.

19 Dhjetor 2024, 22:35 Nga DOSJA
Tronditet futbolli në Angli, vritet portieri 28-vjeçar, arrestohet

ANGLI - Tronditëse në Angli, humb jetën James Hitchcock, portieri 28 vjeçar i Barton Town FC pasi u sulmua gjatë një mbrëmje. Lajmin për vdekjen e portierit e ka bërë të ditur klubi që bën pjesë në Northern Counties East Football League. Për vrasjen e tij u arrestua një tjetër futbollist, sulmuesi Mckenzie Dicicco.

Sipas raporteve nga gazetat britanike, Hitchcock, i martuar dhe baba i një fëmije, u sulmua të dielën në stacionin hekurudhor Barton-upon-Humber. 28-vjeçari ndërroi jetë në spital të mërkurën nga plagët në kokë.

Masat nga Policia Britanike ishin të menjëhershme dhe çuan në arrestimin e 21-vjeçarit, Mckenzie Dicicco, një sulmues me përvojë në klube të ndryshme të vogla.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll