Sport

Komisionet e Etikës dhe Disiplinës në bashkëpunim me Policinë, i ndalojnë hyrjen dy personave në stadiume!

Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

19 Dhjetor 2024, 17:59 Nga DOSJA
Komisionet e Etikës dhe Disiplinës në bashkëpunim me

TIRANE - Komisionet e Etikës dhe Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë reaguar rreptësisht për ngjarjet e dhunës në ndeshjen e Kategorisë Superiore AF Elbasani-KF Bylis dhe ndeshjen e Kategorisë së Parë, KF Vora-Flamurtari FC, duke i ndaluar hyrjen në stadium pa afat, dy personave.

Vendimi nr. 19/1 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 19.12.2024

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e Abissnet Superiore, AF Elbasani – KF Bylis të zhvilluar më datë 04.12.2024 ora 16:30 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë KF Vora – Flamurtari FC të zhvilluar më datë 02.12.2024 ora 13:30 në stadiumin “KF VORA”,  ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE

VENDOSI:

Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

Danjel Ylli Ahmeti.

Mateo Edmond Maraj

Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

Një kopje e këtij vendimi t`i përcillet Policisë së Shtetit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll