Sport

Interi ekspozon trofeun e “marrë në tavolinë“, në skandalin Calciopoli!

Nga njëra kupë te tjetra, klubi ishte në gjendje të mbushte një hapësirë të mbetur bosh deri më tani me trofeun e titullit të sezonit 2005/06.

19 Dhjetor 2024, 22:29 Nga DOSJA
Interi ekspozon trofeun e “marrë në tavolinë“,

ITALI - Interi ka ekspozuar një trofe "të ri" në vitrinën në katin e nëntë të Viale della Liberazione në Milano. Nga njëra kupë te tjetra, klubi ishte në gjendje të mbushte një hapësirë ​​të mbetur bosh deri më tani me trofeun e titullit të sezonit 2005/06, atë që iu hoq Juventusit dhe iu dha zikaltërve menjëherë pas dënimeve të dhëna ndaj bardhezinjve dhe Milanit.

Kupa e vetme e prodhuar nga Lega Serie A e atëhershme i ishte dorëzuar në fushë Juventusit, përpara se të shpërthente skandali Calciopoli, por në fund të së njëjtës çështje, Interi kërkoi dhe mori lejen për të pasur trofeun në dispozicion.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll