Sport

Ratcliffe thyen bankën për “Djajtë e Kuq”...

Jim Ratcliffe fut sërish dorën në xhep për Manchester United!

19 Dhjetor 2024, 19:00 Nga DOSJA

Ratcliffe thyen bankën për “Djajtë e Kuq”...

ANGLI - Miliarderi britanik Jim Ratcliffe, tani pronar i 28.94% të aksioneve të Manchester United me grupin e tij INEOS, shënoi një pikë kthese të re në menaxhimin e klubit, duke injektuar 100 milionë dollarë shtesë në financat e “Djajve të Kuq”, thotë gazetari anglez Ben Jacbos.

Kjo shumë është pjesë e një angazhimi total prej 300 milionë dollarësh, nga të cilat 200 milionë ishin paguar tashmë në momentin e blerjes së aksioneve të saj. Ratcliffe po vendos edhe një herë dorën në xhep për të stabilizuar klubin, me qëllim forcimin e infrastrukturës dhe pastrimin e financave të tij.

Gjithsesi, ky injektim fondesh nuk përbën një “arkë lufte” për merkaton e dimrit, por synon të zgjidhë humbjet operacionale dhe të përgatitet për të ardhmen. Drejtuesit e Manchester United muajt e fundit i kanë fokusuar përpjekjet e tyre në uljen e kostove dhe rritjen e të ardhurave për të parandaluar që ky kapital të gëlltitet nga deficitet.

Me këtë manovër ambicioze, Ratcliffe demonstron përfshirjen dhe dëshirën e tij për të rikthyer klubin në lavdinë e tij të mëparshme, duke i siguruar mbështetësit për qëllimet e tij afatgjata. Tashmë synimi është ndërtimi i një projekti të ri me Ruben Amorimin, ardhja e të cilit u shënua nga një fitore madhështore në fushën e Manchester Cityt në derbi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll